Moti sot dhe nesër, 15-16 nëntor 2021

Moti sot dhe nesër, 15-16 nëntor 2021

07:00, 15/11/2021
A+ Aa A-

Gadushulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik duke kushtëzuar stabilitet të pjesshëm të motit në vendin tonë në fillimin e javës.

E hënë, 15 nëntor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe mejgull në veri dhe zonën qëndrore, ndërsa në jug dhe jug-lindje do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.  

Temperaturat:

Zona malore        5/13°C
Zona e ulët          8/20°C
Zona bregdetare  12/19°C

Kosova, e hënë, 15 nëntor 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta shiu. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 7 m/sek. Temperaturat do të jenë me rënie, duke u luhatur në ekstremet e tyre 3°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 16°C .

E martë, 16 nëntor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore.  Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.  

Temperaturat:

Zona malore        3/14°C
Zona e ulët          7/23°C
Zona bregdetare  12/22°C/Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco