VIDEO-SYRI TV/ Fermerët drejt falimentimit, prodhimi ullirit po shkon dëm: Nuk kemi treg shitje

VIDEO-SYRI TV/ Fermerët drejt falimentimit, prodhimi ullirit po shkon dëm: Nuk kemi treg shitje

12:39, 14/11/2021
A+ Aa A-

Fermerët e Mallakstrës po shkojnë drejt falimentimit për shkak të mungesës së tregut dhe subvencioneve nga ana e shtetit.Të intervistuar nga SYRI TV ata shprehen se fshatrat janë boshatisur pasi të rinjtë nuk shohin asnjë të ardhme në këtë zonë.

Nga Syri Tv

Banorët e fshatrave të Mallakastrës tashmë prej vitesh e shikojnë kultivimin e ullirit por edhe prodhimin e vajit prej tij si mjet që e përdorin jo vetëm për ushqimin e tyre bazë vjetor por edhe nga ana financiare duke nxjerr të ardhura ekonomike për të mbajtur familjet.

Fermerët e zones së Kreshpanit pohojnë faktin se mungesa e politikave shtetërore, mungesa e pikave të grumbullimit, çmimi I lartë I pesticideve dhe mos subvencioni nga ana e qeverisë çdo vit që kalon I çon ata drejt falimentimit.

Të ndodhur në kushte të tilla fermerët r këtyre zonave si ata të moshuar por edhe ata më të rinjë mendojnë që çdo vit që kalon  të rendin drejt kodrave me ullinjë të tokës helene  për të fituar më shumë apo drejt vendeve të tjera të BE-së, gjë që ndikon në shpopullimin e këtyre fshatrave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco