Fermerët e Bilçës drejt falimentit total: Shteti të kthejë sytë nga ne, jemi në kufijtë e mbijetesës

Fermerët e Bilçës drejt falimentit total: Shteti të kthejë sytë nga ne, jemi në kufijtë e mbijetesës

16:32, 11/11/2021
A+ Aa A-

Fermerët e Bilçës  po shkojnë drejt falimentimit total, për shkak se prodhimi i ullirit këtë vit nuk arriti pjekjen e duhur. Të intervistuar nga SYRI TV, ata apelojnë që shteti t’i kthejë sytë nga ta, pasi ulliri është i vetmi prodhim i cili mund t’iu sigurojë bukën e gojës.

Fshati i Bilçës është një nga zonat më prodhuese në qarkun e Beratit, për prodhimin e ullirit të tavolinës dhe ullirit të vajit, siç njihet ndryshe "ulliri i Beratit".

Ulliri këtë vit nuk arriti pjekjen e duhur, për shkak të kushteve jo të favorshme klimaterike,ndërkohë që, siç shprehen edhe vetë banorët, kjo situatë e krijuar këtë vit po i çon ata drejt falimetimit.

Sipas fermerëve, shteti shqiptar nuk i ka hedhur asnjëherë sytë nga ata, as për ndikuar në uljen e çmimeve të plehrave kimikë, që fermeri të ketë mundësi të mbijetojë dhe të ushqehet.

Fermerët pohojnë se ata nuk kanë marrë asnjëherë asnjë ndihmë ekonomike, grante apo subvension nga shteti, edhe pse qeveria ka vite që trumpeton në media se po ndihmon të gjithë fermerët.]

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco