VIDEO – SYRI TV/ Fshati në Gjirokastër pa transport, banorët ecin disa km në këmbë çdo ditë

VIDEO – SYRI TV/ Fshati në Gjirokastër pa transport, banorët ecin disa km në këmbë çdo ditë

15:05, 07/11/2021
A+ Aa A-

Fshati Valare në Gjirokastër nuk ka shërbim të transprotit publik. Banorët e këtij fshati janë ankuar në bashki disa herë por nuk kanë gjetur zgjidhje. Mbi 50 familje të fshatit ecin disa kilometra në këmbë çdo ditë, për të shkuar në qytet.

Nga Syri Tv

Më shumë se 50 familje në fshatin Valare të Gjirokastrës përballen me mungesën e mjeteve të transportit publik.

Banorët shprehen se detyrohen të presin me orë të tëra në rrugë, për të shkuar në qytet për probleme të ndryshme.

Mungesa e transportit publik është një problem i pazgjidhur prej vitesh në këtë fshat. Banorët tregjojnë se janë ankuar shpesh në bashki, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë.

Aktualisht punon vetem nje furgon , i cili nuk ka orar te caktuar ne nisje apo kthim. Zakonisht sipas asaj qe deklarojn banoret, ky furgon vjen ne mengjes ne oren 7 e 30 ose 8:00 dhe kthehet rreth ores 14:00. Me pas nuk funksionon me, duke krijuar vështirësi për banorët.

Mungesa e mjeteve të transportit publik për këtë fshat, ka krijuar probleme në përditshmërinë e banorëve, të cilët kërkojnë zgjidhje nga bashkia e Gjirokastrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco