Qeveria Rama hap akademinë për barinj

Qeveria Rama hap akademinë për barinj

16:34, 05/11/2021
A+ Aa A-

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka bërë me dije se do të hapet një akademi për barinjtë, si edhe do t'i subvencionojnë vetëm për mbajtjen e tufës.

Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ministrja tha se të qeni bari është një profesion i vështirë, e për pasojë duhet që shteti t'i mbështesë ata.

‘Në 2022 ne do të aksesojmë dyfishin e fondeve të BE që kishim nga 94 do të shkojmë 146 milionë euro.

Bashkë me 7.2 miliardë lekë që do të shkojnë për fermerët dhe blegtorët, që po ne e dimë që blegtoria ka një rënie, sepse është e vështirë, nuk duan njerëzit të shkojnë në mal të jenë barinj.

Barinjtë duan të bëjnë një profesion që është më i lehtë, pse nuk bëhesh ti bari sepse është e vështirë.

Është një profesion që është e vështirë dhe duam ta ruajmë dhe do të nxisim të rinjtë, do shkojmë t'i gjejmë, do bëjmë një akademi për këtë, dhe do i subvenciojmë vetëm për mbajtjen e tufës.

Jemi të vetëdijshëm për këtë problem, duam të mbështesim fermat e mëdha. Të bashkohen fermerët të mos mbajnë nga një lopë", tha Krifca.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco