Drejtues i ‘Odës ekonomike’ Berat Rukiqi tregon pse ‘Open Ballkan’ nuk sjell risi për Kosovën

Drejtues i ‘Odës ekonomike’ Berat Rukiqi tregon pse ‘Open Ballkan’ nuk sjell risi për Kosovën

14:23, 05/11/2021
A+ Aa A-

Për të folur për ‘Open Ballkan’ përsa i përket anës ekonomike se çfarë sjell kjo marrëveshje ishte i ftuar në emisionin e mëgjesit ‘Kafe shqeto’ Berat Rukiqi, drejtues i ‘Odës ekonomike’ në Kosovë.

Dori: Jemi në një hap konkret nga ajo që u duk nga takimi i fundit i ‘Open Ballkan’. Sigurisht që janë tre vende t që kanë marrë inisiativën për të hapur kufijtë , nuk është se dihet shumë çka në lidhje me perfitimet ekonomike por ndërkohë sigurisht ju si biznesmen në radhë të parë por edhe si njeri i ekonomisë duhet ta keni të qartë cili duhet të jetë pozicioni ekonomikisht i Kosovës , humbjet fitimet eksportet, importet, si do të ndryshojë situata ekonomike në Kosovë ndërkohë që jeni jashtë një organizate le të themi që është në hapat e saj të parë por dukshëm do të sjellë një realitet të ri ekonomik në rajon?

Rukiqi: Nuk pajtohem që bindshëm do të sjellë ndonjë realitet të ri.

 

Dori Daka: Ose synon ta sjellë.

Rukiqi: Por me synimin normalisht është që të merret ai modeli i Tregut të Përbashkët evropian që pastaj u kthye dhe në integrim politik dhe ky është dhe synimi në bazë të deklaratave. Por duhet të sqarojmë disa çështjeve se si jemi ne të rregulluar në aspektin tregtar, të rregullimit të këmbimeve tregatare në rajon për të kuptuar se çfarë ndryshimi sjell ‘Open Ballkan’ së paktu në bazë të dokumenteve që i kam parë deri tani. Të qartësojmë një gjë. Kosova pothuajse gjithë atë listë të veprimeve që para shihen në këto dokumente bazë të ‘Open Ballkan’ , Kosova i ka tani më me vendet e rajonit. Në Kosovë mund të hysh me letër njoftim. Në Kosovë kamionët nuk presin në pikat kufitare siç u shpreh dje kryeministri Rama që qumështi bëhet kos gjatë pritjes, tek ne nuk ndodh kjo. Në të gjitha vendet hyhet në Kosovë me lehtësi të madhe, domethënë ka një lehtësim të tregtisë. Kosova i pranon diplomat dhe çertifikatat profesionale që lëshohen dhe nga vende të tjera të ballkanit. Një pikë tjetër e cila shihet brenda dokumentave të ‘Open Ballkan’ që ma herët u quajt Minishegen. Domethenë në shumicën e tyre çka realisht synonte të arrihet me ‘Open Ballkan’ përsa i përket lëvizjes së lirë të mallrave të shërbimet dhe të kapitalit dhe të njerëzve, Kosova i ka të përmbushura.

Flavio : Më lejoni një pyetje më konkrete në dritën e këtyre qëndrimeve dhe fakteve. Z. Rukiqi pse Kosova sigurisht përtej valencës politike e gjykon që ‘Open Ballkan’ nuk sjell asgjë të mirë dhe të re për të?

Rukiqi: Jo jo Kosova ka çështje politike në ‘Open Ballkan’ . Asnjëhere nuk është diskutuar ndonjë agrument ekonomik me sa kam dëgjuar nga zyrtarët e vendit tonë të cilët janë në dijeni që nuk ka një kundërshtim përsa i përket pjesës përmbajtësore të ‘Open Ballkan’. Ne e kemi çështjen tani se si janë kushtet në rajon, pra politikisht në çfarë klime është rajoni tani ose a ekziston brenda kësaj klime hapësirë e mjaftueshme për të ndërtuar mirëbesim që me ec tutje me këto inciativa rajonale. Domethënë kur i referohem klimës i referohem agresivitetit të Serbisë. Duhet të kuptohet një gjë shumica e problemeve dhe barrierat tregtare që i kemi ne me Serbinë jo tarifore janë me sfond politik për shkak se ato nuk e njohin dokumentacionin e lëshuar nga Kosova  se nuk e njohin institucionin e Kosovës si shtet të pavarur. Domethë në sfondin politik i barriereva që ne i kemi dhe tani me Serbinë që janë pengese për kompanitë tona realisht është problem dhe ky është supozimi bazë se kemi pasë eksperiencë jashtëzakonisht negative si tek ‘Traktati i energjisë’ si tek çeshtjet e transportit për shkak të politikës së Serbisë. Ne mund të përfaqësohemi me të njejtin problem dhe me ‘Open Ballkan’. Politikanët në Kosovë e kanë theksuar se nuk ka një ndryshim në qasjen e Serbisë përsa i përket vullnetit të tyre për implementu përsa i përket marrëveshjes që kanë nënshkruar tek ‘Open Ballkan’. Për me mund me pas progres ekonomik duhet mirëbesim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco