VIDEO/ Pse Shqipëria është në disfavor me Serbinë dhe Maqedoninë? Enriko Ceko në 'Kafe Shqeto'

VIDEO/ Pse Shqipëria është në disfavor me Serbinë dhe Maqedoninë? Enriko Ceko në 'Kafe Shqeto'

13:07, 05/11/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama e quajti lajm të shkëlqyeshëm heqjen e barrierave doganore ndërmjet vendeve të zonës së 'Open Balkan' nga 1 janari i vitit 2022. 

Për të folur më shumë përsa i përket anës ekonomike të ‘Open Balkan’ ishin të ftuar në emsionin e mëngjesit në SYRI.TV ‘Kafe shqeto’ Edvin Prençe, Kryetar  i Pro-Eksport Albania dhe profesor Enriko Ceko.

Dori Daka:  Në fakt në Beograd këtë herë u fol me terma konkrete përsa i takon asaj që sipas zotit Rama do të jetë edhe përparësia ekonomike e hapjes së kufirit për rmallra serbe. Cila është njohuria e juaj për atë se çfarë pritet të sjellin marrëveshjet të Ballkanit të Hapur. A keni njohur, a jeni në dijeni në lidhje me këtë, a keni leverdi në në fund të fundit?

Prençe: Unë mund të shtoj një gjë akoma më shumë duke qenë pjesë e grupit që ka qënë në Maqedoni në takim e parë që u bë për ‘Open Ballkan’. Dhe patjetër përsa i takon sektorit të manifakturës të veshjes dhe këpucëve është një risi le të themi dhe një benefit duke unifikuar të gjithë tregun prodhues të këtyre materialeve, të këtyre produkteve përsa i takon Ballkanit. Duke pasur dhe optikën që tashmë vendet ballkanike shihet si Azia e ardhshme për prodhimet e veshjeve dhe një unifikim përsa i takon cilësisë së prodhimit dhe mënyrës së prodhuarit të këtyre materialeve por edhe unifikimin e çmimeve patjetër që është një benefit përsa i takon sektorit tonë. Në rast se do ta analizojmë në theksin se sa është mbështetja reale që qeveria shqiptare jep dhe çfarë kanë dhënë qeveritë përkatëse të Maqedonisë dhe Serbisë për sektorin e manifakturës patjetër që këtu kemi shumë për të thënë.

Flavio Qarri: Në çfarë kupttimi?

Prençe: Në kuptimin që mbështetja që qeveria shqiptare ka dhënë për sektorin e manifakturës është akoma në pjesën e hipotetikës: që do t’ju ndihmojmë por akoma nuk kemi një gjë reale dhe konkrete.

Flavio: Një pyetje të thjeshtë për ta bërë më të kuptueshëm dhe për publikun. A nuk jeni të shqetësuar se bizneset e ngjashme  të homologëve tuaj në Maqedoni dhe në Serbi me një treg paksa më të ligjshëm dhe funskional do të kenë mundësinë tju parakalojnë në një hapësirë të përbashkët, në një garë në të njejtën pistë me më shumë shpejtësi se ç’ju mund ju të kapni ritmin e tyre?

Prençe: Patjetër kjo frika qëndron. Pikërisht për të qenë në optikën e këtij zhvilllimi .

 

Dori Daka: E ka një bazë ekonomike?

Prençe: Patjetër që e ka një bazë ekonomike dhe duke pasur këtë optik sektorit tonë i është parashikuar nga ana e qeverisë një mbështetje prej 50 milion eurosh pikërisht për të realizuar atë që ne e quajmë ballancën përsa i takon sektorit tonë të ngjashëm me këto vendeve ballkanike.

Flavio Qarri: Në cilësinë e ekspertit të ekonomisë le të mirëpresim profesor Enriko Cekon i cili duhet të na japi mekanzimin mbi të gjitha pse komuniteti i ekspertëve të ekonomisë ka qënë kundër 'Ballkanit të Hapur' edhe argumentet pse shoqatat e prodhuesve dhe eksportuesve duket se e mbështesin një gjë të tillë.

Ceko: Në radhë të parë zotëria që ju keni marrë në studio (Edvin Prençe) nuk përfaqëson gjithë komunitetin e biznesit të Shqipërisë.

 

Flavio: Aboslutisht jo, ai flet për linjën e vet të biznesit, mos të merremi me etiketime personale.

 

Ceko: Jo jo s'ka lidhje fare zotëria (Edvin Prençe) përfaqëson një segment shumë sensitiv të biznesit shqiptar. Është një biznes që nuk merr lëndë të para nga tregu shqiptar, çdo gjë që e prodhon e nxjerr jashtë shtetit, asgjë nuk futet në buxhetin eshtetit dhe qeveria shqiptare e ka mbështetur këtë sektor.  Nuk mund të suportojmë ne për 30 vjet me radhe një sektor që për pikëpamjen time personale është një sektor parazit. Pse është sektor parazit? E kemi mbështetur 30 vjet tani duhet të eci me këmbët e veta. Sektori i tekstileve dhe i kpëucëve duhet të ishte me këmbët e veta dhe duhet të konkuronte në tregun ndërkombëtar dhe të blinte lëndë të parë në tregun ndërkombëtar me lekët e veta, jo t’ja sillnin gati të huajit për 30 vjet dhe pastaj të konkuronte dhe të shiste. Po pse nuk shet Shqipëria në tregun ndërkombëtar? Kjo është arsyeja që ne ekonomistët një pjesë e mirë jemi kundër ‘Open Ballkan’. Tani le të marrim ‘Open Ballkan’. Në momentin që ti ulesh në tavolinë që të bësh një marrëveshje dhe krijon një strukturë, struktura duhet të ketë njëherë personelin. Kush është personeli i ‘Open Ballkan’? Ne nuk e dimë. Struktura duhet të ketë paratë. Sa para ka dhënë Shqipëria për ‘Open Ballkan’?  Sa para ka dhënë Serbia për ‘Open Ballkan’? Sa para ka dhënë Maqedonia për ‘Open Ballkan’? E dyta ku janë zyrat? Ai biznesmeni që do të ketë probleme te cila zyra do të shkojë? A po te Ministria Ekonomisë së vendit të vet? A më vjen keq. A po te Ministria e Jashtme e vendit të vet? Kështu që të funksionojë ‘Open Ballkan’ duhet të ketë një zyrë, duhet të ketë një seli , duhet të ketë një personel dhe çdo vend duhet ta ketë të plotësuar kuotën që duhet të derdhi për të mbajtur strukturën. Në qoftë se futemi në avantazhin konkurues, Shqipëria nuk ka asnjë avantazh konkurues përballë Maqedonisë dhe Serbisë. Sepse Maqedonia dhe Serbia i kanë taksat shumë të ulëta, Shqipëria i ka taksat shumë të larta. Mbështetjen e biznesit Maqedonia e ka shumë të lartë , Serbia e ka shumë të lartë në krahasim me Shqipërinë. Në qoftëse marrim produktivitetin. Produktiviteti i një punëtori shqiptar është 10 euro në ditë, produktiviteti i një punëtori maqedonas dhe serb është shumë më shumë se 10 euro në ditë. Kështu që në momentin që do të funksionojë kjo ‘Open Ballkan’ ne nuk do të prodhojmë se do të na mbysin mallrat e atyre. Do bëhet njesoj si në ’46 marrëveshja që bëri Enver Hoxha me Titon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco