FOTO/ Moti i fundjavës, e shtuna me shi, të dielën del dielli

FOTO/ Moti i fundjavës, e shtuna me shi, të dielën del dielli

12:15, 05/11/2021
A+ Aa A-

Si do të jetë moti i fundjavës?

Dita e shtunë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim e qendër, ndërsa në veri reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar.

Dita e diel pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira deri  në mesatare.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoj shpejtësi deri në 15m/sek. 

Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco