VIDEO-SYRI TV/ Tokat e përmbytura, kuksianët kërkojnë kompensim

VIDEO-SYRI TV/ Tokat e përmbytura, kuksianët kërkojnë kompensim

12:11, 05/11/2021
A+ Aa A-

Qindra familje në Kukës vijojnë të kërkojnë dëmshpërblimin për tokat e tyre të përmbytura nga ndërtimi i HEC-i Fierzës. Të mbledhur përpara bashkisë së Kukësit qytetarët nënshkruan një peticion ku i kërkojnë qeverisë kompensimin e tokave ndërkohë që paralajmëruan se nëse nuk i jepet zgjidhje, do të përshkallëzojnë protestat

SYRI TV

Kompensimi i pronarëve për tokat e përmbytura nga Liqeni i Fierzës, ka mbetur i pazgjidhur dhe është zvarritur për vite me radhë. Një grup pronarësh të Shoqatës së Tokave të Përmbytura, u mblodhën në Kukës, për nënshkrimin e një peticioni, përmes të cilit i kërkohet qeverisë që të dalë me një vendim të veçantë për kompensimin e tyre.

Banorët paralajmërojnë se nëse kërkesat nuk realizohen, ata do të nisin protestat.

Më shumë se 5 mijë familje u prekën nga përmbytjet e tokave pas ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës.

Në viti 1994, pas protestave në Kukës, qeveria e asaj kohe nxori një vendim për kompensimin fizik të rreth 750 pronarëve. Dëmshpërblimin e përfituan 35% e familjeve, ndërsa jashtë këtij kompensimi mbetën qindra familje të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco