VIDEO-SYRI TV/ Në spitalin e Maliqit shërben vetëm një mjek

VIDEO-SYRI TV/ Në spitalin e Maliqit shërben vetëm një mjek

11:47, 05/11/2021
A+ Aa A-

Në spitalin bashkiak të Maliqit një mjek i vetëm ofron shërbim për mijëra banorë të qytetit dhe zonave rurale. Mungesa e mjekëve ka krijuar vështirësi për qytetarët, të cilët shprehen se u duhet të presin me orë të tëra për të kryer vizita apo shërbime të tjera në këtë spital

SYRI TV

Spitali bashkiak i Maliqit, që u shërben mijëra banorëve të qytetit dhe zonave rurale, vuan për mungesën e mjekëve specialistë. Aktualisht, në këtë spital është vetëm një mjek i përgjithshëm, i cili mbulon me shërbim mijëra banorë. Kjo situatë ka shkaktuar probleme për qytetarët, të cilëve u duhet të presin me orë të tëra për të bërë konsultat dhe vizitat mjekësore.

Mungesa e mjekëve në spitalin bashkiak të Maliqit i detyron qytetarët që t`i drejtohen spitalit të Korçës për të kryer vizita mjekësore apo marrë shërbime, të cilat janë me kosto shtesë për ta.

Qytetarët tregojnë se kanë kërkuar disa herë zgjidhje për këtë problem, por deri më tani nuk është gjetur mjek që të punojë në spitalin bashkiak të Maliqit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco