Temperaturat vazhdojnë të rriten, sot deri në 30°C

Temperaturat vazhdojnë të rriten, sot deri në 30°C

07:00, 05/11/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik dhe masavae ajrore të nxehta nga  Afrika duke kushtëzuar mot relativisht të paqëndrueshëm në vendin tonë.

E premte, 5 nëntor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në zonën Veriore, zona qëndrore dhe zonat lindore do të jetë me diell dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës  5 me lartësi vale 1,0 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.  

Temperaturat:

Zona malore        14/25°C
Zona e ulët          15/30°C
Zona bregdetare  18/27°C

Kosova, e premte, 5 nëntor 2021

Moti do të jetë me vranësira prani të mjegullës dhe reshje lokale. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 12°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 22°C .

E shtunë, 6 nëntor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare  deri të dendura , reshje të izoluara në veri-perëndim. Era do të jetë me drejtim Jug-lindje me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë të larta.  

Temperaturat:

Zona malore        12/22°C
Zona e ulët          14/28°C
Zona bregdetare  17/26°C.Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco