Banorët e njësisë administrative Gosë në Rrogozhinë protestuan para nënstacionit elektrik, pasi prej ditësh u ndërpritet energjia. Banorët thonë se u janë prishur pajisjet elektroshtëpiake, ndërsa tregojnë se shkak i ndërprerjes së energjisë është rrjeti i amortizuar.
Nga SYRI TV
Prej disa ditësh dhjetëra familje në fshatrat e njësisë administrative Gosë në bashkinë e Rrogozhinës nuk kanë energji elektrike. Banorë të këtyre fshatrave, protestuan përpara nënstacionit elektrik, pasi sipas tyre ndërprerja e energjisë u ka shkaktuar dëme në pajisjet elektroshtëpiake apo biznese.
Sipas banorëve, shak i ndërprerjes së energjisë elektrike është amortizimi i vazhdueshëm i rrjetit, i cili nuk ka njohur rikonstruksion prej 30 vjetësh.
Banorët kanë paralajmërua të tjera protesta nëse nuk do të ketë zgjidhje për problemin e tyre.
© SYRI.net