Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

VIDEO/ Patosi i Vjetër një vit pa qendër shëndetësore, Banorët: Duhet të shkojmë 5 km larg për vizitë

VIDEO/ Patosi i Vjetër një vit pa qendër shëndetësore, Banorët: Duhet të shkojmë 5 km larg për vizitë

16:50, 16/10/2021
A+ Aa A-

Pavarësisht se punimet e restaurimit kanë përfunduar prej kohësh, qendra shëndetësore e Patosit të Vjetër nuk është ende funskionle. Banorët shprehen se bëjnë rreth 5 km rrugë për të marrë shërbim mjekësor, ndërkohë që ende nuk dihet se pse qendra shëndetësore e fshatit nuk po hapet për banorët.

Nga syri Tv

Rreth dy mijë banorë të kësaj lagjeje shkojnë 5 km largë në klinikën qëndrore në Patos për të kryer vizitat dhe injeksionet mjekësore. Ata shprehen se qendra është larg dhe të sëmurët kronikë, të cilët duhet të shkojnë herë pas herë tek mjeku, nuk përballojnë dot as kostot e transportit.

Ata pohojnë se edhe pse rikosntruksioni ka mbaruar, mobilimi është bërë ajo nuk fuksnionon. Ndërkohë që vazhdimisht ju thuhet se qëndra shëndetsore do të hapet.

Historikishtë që para viteve 1990 kjo qendër shendetësore ka funskionuar jo vetem për Patosin e Vjetër por edhe për banorët e Rrerësit dhe Margëlliçit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco