VIDEO nga SYRI TV/ Rritet çmimi i bukës edhe në Lezhë, reagojnë qytetarët

VIDEO nga SYRI TV/ Rritet çmimi i bukës edhe në Lezhë, reagojnë qytetarët

16:28, 16/09/2021
A+ Aa A-

Rritja e çmimit të bukës është reflektuar edhe në Lezhë. Ndryshimi i çmimit nuk është pritur mirë nga qytetarët, të cilët ngrenë dyshime të forta për peshën e bukës. Nga ana tjetër vetë prodhuesit pranojnë se rritja e çmimit ka pasur efekte të menjëhershme tek konsumatorët.

Nga SYRI TV

Rritja e çmimit të bukës  është  reflektuar ditët e fundit edhe në Lezhë ku qytetarë  janë të detyruar ta blejnë atë 10 lekë më shtrenjtë.

SYRI TV bëri një vëzhgim ku pothuajse të gjitha furrat e bukës në Lezhë i kanë rritur çmimet, ndërsa nga ana tjetër qytetarët shprehen të revoltuar pasi kosto e jetesës po rritet bashkë me papunësinë. Ata thonë se kanë mbetur të shtangur, kur janë vënë në dijeni se çmimi është rritur 10 lekë më shumë.

Ka edhe nga ata qytetarë që hezitojnë të përgjigjet apo duke pohuar se nuk kanë ende asnjë informacion për këtë rritje.

Nga ana tjetër, vetë prodhuesit e bukës në Lezhë tregojnë se ndryshimi i çmimit ka pasur ndikim të menjëhershëm si te furrat ashtu dhe te konsumatorët.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për kontroll, ndërsa ngrenë dyshime dhe për mashtrim me peshën e bukës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco