VIDEO nga SYRI TV/ ‘Infektimet e fëmijët me Covid -19’, Kuli: Javën e fundit shtim të rasteve

VIDEO nga SYRI TV/ ‘Infektimet e fëmijët me Covid -19’, Kuli: Javën e fundit shtim të rasteve

15:08, 09/09/2021
A+ Aa A-

Shtimi i rasteve me Covid-19 por edhe fillimi i shkollës, ka sjellë rritje të numrit të fëmijëve të prekur nga ky virus. Ky fakt konfirmohet edhe nga Shefja e Shërbimit Pediatrik, Gjeorgjina Kuli, e cila apeloi prindërit të jenë të kujdesshëm dhe të drejtohen për ndihmë tek bluzat e bardha.

Nga SYRI TV

Në një kohë kur rastet e të prekurve me Covid-19 shkojnë deri në 1000 të infektuar në ditë, mes të prekurve rezulton se ka edhe shumë fëmijë. Shkak për këtë fenomen mendohet të jetë edhe nisja e shkollës, ku aktualisht po zhvillohet mësim plotësues.

Shefja e pavionit të pediatrisë, Gjeorgjina Kuli, është shprehur se javën e fundit ka pasur një rritje të numrit të fëmijëve të infektuar deri në 4 vjeç, por ajo shpjegon se nuk kanë simptoma të rënda.

Kuli tregon se fëmijët nga mosha 0-15 vjeç përbëjnë 4% të infektimeve ditore me Covid-19, ndërsa shprehet se prindërit nuk i kushtojnë rëndësi simptomave të fëmijëve dhe i cilësojnë si viroza të stinës, por sipas saj, viroza e stinës, është pikërisht Covid.

Për simptomat që shfaqin fëmijët, Kuli tregon se ata shpesh kanë temperaturë të lartë, çrregullime të traktit tretës, të vjella, diarre dhe rritje të inflamacionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco