VIDEO nga SYRI TV/ Lushnjë, landfilli i mbetjeve në flakë, zjarri shkakton masakër mjedisore

VIDEO nga SYRI TV/ Lushnjë, landfilli i mbetjeve në flakë, zjarri shkakton masakër mjedisore

13:11, 09/09/2021
A+ Aa A-

Qyteti i Lushnjës u zgjua këtë të enjte nën pushtetin e një reje tymi dhe ajri të ndotur, pasi fusha e mbetjeve urbane u përfshi nga flakët. Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm, ku duket se është përdorur e njëjta skemë si në bashki të tjera, ku plehrat janë djegur me qëllim që bashkitë të lidhin kontratë me inceneratorët. Për masakrën mjedisore në fushën e plehrave reaguan dhe banorët e Lushnjes.

Nga SYRI TV

Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në qytetin e Lushnjës u përfshi nga zjarri të enjten, duke shkaktuar masakër mjedisore në një hapësirë të konsiderueshme. Tymi i shkaktuar nga djegia e mbeturinave është përhapur me shpejtësi, duke lëshuar aromë të rëndë për qytetarë që banojnë pranë landfillit por dhe për vet qytetin e Lushnjës.

Pas rënies së zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve, shkuan disa automjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Gjithashtu në zonë shkuan dhe forca të policisë, të cilët kanë nisur hetimet pasi besojnë se zjarri është i qëllimshëm.

Pas kësaj situate reaguan dhe banorët, të cilët janë shprehur të revoltuar me djegien e mbeturinave, që sipas tyre është duke u rrezikuar jetën çdo ditë, pasi sipas tyre ndotja është kancerogjene.

Djegia e qëllimshme e mbetjeve në landfille duket se është skemë e përdorur dhe nga qytete të tjera, me qëllim shpalljen e emergjencës mjedisore. Më pas në kushtet e emergjencës, disa bashki në vend kanë lidhur kontrata me inceneratorët e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, si në kushtet e emergjencës, siç është rasti i Durrësit apo Shijakut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dhori09/09/2021 17:11

Per zjarrin ne landfillin e lushnjes mund te pyesni anetarin e kryesise te partise demokratike Gert Bogdanin.Ai duhet ta dije shume mire pse ndodhin.

Shto koment

Denonco