Mbetjet janë kthyer në një gangrenë mjedisore në qytetin e Fierit. Banorët e intervistuar nga SYRI TV thonë se janë të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme, ndërsa pohojnë se në shenjë revolte iu vihet flaka mbeturinave.
Nga SYRI TV
Fieri është një nga qytetet më të ndotura të vendit tonë për sa i përket mbetjeve. Këto pamje janë gangrena e përditshme e qytetarëve fierak të cilët shprehen se era e cila kundërmon në të katra anët të qytetit po kthehet në kancer për banorët.
Për shkak se shërbimi i menaxhimit të mbetjeve nuk ofrohet rregullisht në të gjithë territorin e Bashkisë së Fierit qytetarët në shenjë revolte shpeshherë u vënë zjarrin.
Edhe pse bashkia Fier ka investuar në vendosjen e tre lloje kontenierësh një pjesë e mirë e tyre kanë nisur të prishen e të dalin jashtë funksionit gjë që ka bërë që aroma e keqe të pushtojë në rrugët e qytetit jugperëndimor.
© SYRI.net