Mbrëmja e sotme ka sjellë sërish ulje të ndjeshme të temperaturave, ku aktualisht në Tiranë termometri shënon vlera negative.
Temperaturat momentale në kryeqytet janë -4 gradë celsius, dhe pritet të shkojnë në -7 pas mesnate.
Ndërkohë që qyteti më i ftohtë në vend mbetet Korça, ku termometri shënon aktualisht -14 gradë celsius.
© SYRI.net