Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ Syri siguron kallëzimin penal të bërë nga Argita dhe Jamarbër Malltezi ndaj Krajës, Millonait, Olldashit dhe Irenës me 3 mbiemra

SHBA, aprovohet vaksina antigrip që merret pa rekomandim mjeku

SHBA, aprovohet vaksina antigrip që merret pa rekomandim mjeku

09:18, 26/09/2024
A+ Aa A-

Aprovohet nga FDA në SHBA vaksina e parë antigrip që mund të merret vetë. Është në formë ‘spray’ dhe prej rreth 20 vitesh është në treg, por deri më sot në SHBA duhej dhënë nga një mjek. Do të jetë e disponueshme dhe e mundur të merret nga mosha 2 vjeç deri në 49 vjeç. Aprovimi mbërriti pas një sërë studimesh dhe konfirmimesh që persona mbi 18 vjeç janë në gjendje ta marrin vetë, por adultët mund t’ia japin dhe personave të tjerë.

Është vendosur të shpërndahet nga një farmaci e posaçme online që do të jetë e dedikuar, pasi pacienti të ketë plotësuar një pyetësor, ku do të vlerësohet nëse vaksina mund të porositet dhe të mbërrijë në shtëpi.

Kjo është një vaksinë antigrip stinore e sigurtë dhe efikase, por edhe shënon një fleksibilitet, kursim kohe dhe burokracirash për individët dhe familjet si dhe shënon një mundësi të re për marrjen e vaksinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco