Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka mungesë të ujit

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka mungesë të ujit

14:38, 24/09/2024
A+ Aa A-

Kuptimi i shenjave të dehidrimit do t’ju ndihmojë të dini kur keni nevojë për të rritur sasinë ujit në organizmin tuaj.

Uji përbën rreth dy të tretat e peshës trupore dhe një person nuk mund të mbijetojë pa ujë, për më shumë se disa ditë. Çdo qelizë, ind dhe organ në trup varet nga uji.

Ai luan role shumë të rëndësishme, për shembull:

Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve të trupit. Rregullon dhe ruan temperaturën e trupit. Lubrifikon nyjet dhe sytë tuaj. Ai mbron indet, shtyllën kurrizore dhe nyjet tuaja. Ndihmon trupin tuaj që të largojë mbeturinat dhe toksinat. Ndihmon tretjen. Ndihmon në kontrollin e marrjes së kalorive. Ndihmon lëkurën tuaj të duket e bukur dhe rinore.

Pa ujë, trupi juaj nuk do të funksiononte siç duhet. Prandaj, është e rëndësishme të mbani trupin tuaj të hidratuar.

Për të qëndruar të hidratuar, pini lëngje dhe hani ushqime që kanë përmbajtje të lartë uji.

Ndonjëherë, trupi juaj mund të humbasë ujë më shumë se zakonisht. Kjo mund të ndodhë për shkak të aktivitetit të fortë fizik, djersitjes së tepërt, diarresë, të vjellave, diabetit dhe urinimit të shpeshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco