Si të hiqni mykun nga muret në mënyrë nartyrale?

Si të hiqni mykun nga muret në mënyrë nartyrale?

14:17, 19/09/2024
A+ Aa A-

 

Myku, sidomos ai që vjen prej lagështisë, është jo vetëm një problem shtëpiak por edhe një kërcënim për shëndetin.

Sipas ekspertëve, myku mund të shkaktojë bllokim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, tështima, kollë, infeksion të rrugëve të frymëmarrjes. Më keq akoma, sipas informacioneve të AgroWeb.org, myku mund të përkeqësojë simptomat e azmës dhe të alergjive. Ekspertët thonë se njerëzit me një sistem të dobët imunitar, ata që vuajnë nga azma, alergjitë, sëmundjet e mushkërive janë një shënjestër më e lehtë e problemeve që shkakton myku. Myku është një problem që duhet parandaluar dhe eliminuar. 

Rrjedhjet nëpër tuba, lavamanë apo dritare shkaktojnë një akumulim të rrezikshëm të ujit. Nëse ky i fundit akumulohet në vende që arrihen me vështirësi ose janë jashtë fushëpamjes suaj, atëherë në atë vend do të lulëzojë myku.

Ajrosja e hapësirave të brendshme  dhe tharja është thelbësore për parandalimin e mykut. Kjo është dyfish më e rëndësishme për zonën e tualetit kur bëni dush, në kuzhinë ku gatuani dhe në përdorimin e lavatriçes ose larëses së enëve.

Pllakat dhe tubacionet duhet të kenë një izolim të mirë që të parandalohet rrjedhja dhe lagështia në zonën e banjës, dushit apo lavamanët.

Sigurohuni që peshqirët, tapetët e banjës dhe pecetat e enëve të jenë plotësisht të thara dhe jo me lagështi.

Amvisat janë shpesh përdoruese të shpeshta të zbardhuesve.

Këto solucione janë shumë përdorimëshe por kundër mykut nuk vlejnë.

Zbardhuesi mund të eliminojë mykun në sipërfaqe por jo në brendëësi.

Për më tepër, zbardhuesi gërryen çdo material dhe mund t’ju dëmtojë mushkëritë. Disa prej mënyrave më natyrale për pastrimin e mykut janë më poshtë të listuara:

Uthulla

Uthulla duhet përdorur gjithmonë e tretur në ujë.

Në rastin e mykut në sipërfaqe të ndryshme duhet të përdorni tretësirë prej 80 përqind uthull dhe 20 përqind ujë dhe një leckë prej mikrofibre Në rastin e mykut në rroba duhet të përdorni një tretësirë prej 50 përqind uthull dhe 50 përqind ujë. Rrobat duhen lënë gjatë gjithë natës në këtë solucion dhe më pas  duhen shpëlarë.

Uji i oksigjenuar

Uji i oksigjenuar është një alternativë e shkëlqyer kundrejt zbardhuesve të tjerë.

Ai kushton pak, nuk është toksik dhe nuk lë mbetje toksike

Soda e Bukës

Soda e bukës është një zgjedhje e sigurt edhe nëse përdoret pranë fëmijëve.

Në një shishe spërkatëse të mbushur me ujë ose me një përzierje gjysëm me ujë e gjysëm me uthull, shtoni një çerek luge gjelle me sodë buke.

Tundeni shishen deri sa soda e bukës të tretet dhe më pas spërkateni tretësirën në sipërfaqen me myk.

Pas gjysëm ore fërkojeni me furçë ose leckë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco