KAFE SHQETO/ Mjeku: Valët e celularit ndikojnë në sëmundjet e zemrës

10:06, 18/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV me Flavio Qarrin, doktori kardiolog Novruz Çaushaj ka treguar se si ndikojnë valët e celularit në shëndetin e njerëzve.

Gjatë bisedës, Çaushaj tha se, valët telefonike janë valë jo- jonizuese që ndikojnë në inflamacionin e sëmundjeve ishemike të zemër.

‘Valët e telefonave janë valë jo-jonizuese. Është parë dhe studiuar që janë valë që ndikojë drejtpërdrejtë edhe mbi procesin e inflamacionit.

Pse po përdor këtë term?

Po e përmend për të theksuar se baza e sëmundjeve ishemike të zemrës është inflamacionit, pra bllokimi i enëve të gjakut zemrës dhe ai aktivizohet në momentin që pllaka yndyrore inflamohet dhe këto lloj valësh është parë që e nxisin inflamacionit.

Këto që përmendim, si shkrimi juaj dhe këto që themi ne, nuk janë studime të mirëfillta, por gjetje të cilat do ta çojnë botën drejt studimeve akoma më të mëdha për të vërtetuar këto dëmin që shkaktojnë.

Influenca është e padiskutueshme.

OBSH ka një rregullorfe në të cilën udhëzon që fëmijët nga 0-4 nuk duhet pa përdorin celularin. Edhe tek të rritur të mendojnë për njerëzit që e përdorin telefonin aq shpesh, sepse e kanë mjet pune, shërbimi.

Aq të mira sa sjell, tani jemi në fazë hulumtimesh dhe të gjetjeve të cilat në një kohë shumë të afërt do të dalin në konluzione.

Natyrisht bashkë me inflamacionin dhe bëhet fjalë për njerëz që përdorin celularin, kanë faktorë rreziku, si tensioni dhe aritmitë’, tha doktori Novruz Çaushaj në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco