Mënyrat natyrale për të forcuar imunitetin në sezonin e vjeshtës

Mënyrat natyrale për të forcuar imunitetin në sezonin e vjeshtës

12:36, 13/09/2024
A+ Aa A-

Menjëherë pas stinës së vjeshtës vjen sezoni i të ftohtit dhe gripit.

Prandaj të kesh një sistem imunitar të shëndetshëm para se ky sezon të vijë, mund t’ju ndihmojë të shmangni apo të luftoni më lehtë gripin dhe virozat e shumta.

Më poshtë do të gjeni ushqimet më të mira të stinës, të cilat ndihmojnë shëndetin tuaj përgjatë muajve më të ftohtë të vitit.

Forconi sistemin tuaj imunitar duke konsumuar supë:

Këshillat e gjyshes për të mbushur tasin plot me supë në këto ditë është këshilla më e mirë që AgroËeb.org mund t’ju japë.

Përgatisni jo vetëm supën, por edhe gjellën me lëng kockash të bërë në shtëpi dhe shtoni perime shumëngjyrëshe. Lëngu i kockave përmban vitaminë B, magnez dhe zink.

Ndërsa perimet e vjeshtës si zarzavatet me gjethe jeshile ose karotat kanë vitamina A dhe B. Supa e nxehtë e mban trupin të hidratuar, gjë që ndihmon në shpërndarjen e mineraleve të elektroliteve në të gjithë trupin.

Gjithashtu ndihmon në mbajtjen e mukozës së hundës të hollë dhe të pastër, e cila na mbron nga thithja e viruseve dhe baktereve. Shtoni barishte si rozmarinë, trumzë dhe rigon, për më tepër mbrojtje antivirale dhe antibakteriale.

Dhe nëse zgjidhni të shtoni xhenxhefil në supën tuaj, ai do të jetë një përbërës i shkëlqyer për luftimin e inflamacionit.

Konsumoni fruta që forcojnë sistemin imunitar si molla:

Mollët piqen në vjeshtë, kështu që është koha perfekte për t’i shijuar ato të gjalla ose të gatuara. Këto fruta janë të pasura me fibra të tretshme dhe shumë vitamica, të cilat ndihmojnë në uljen e inflamacionit.

Ushqime të tjera që mund të konsumoni në këtë sezon:

Hudhra:e pasur me antioksidantë, antibakteriale, antivirale dhe antifungale.

Specat e kuq :të pasur me beta-karoten, që shndërrohet në vitaminë A.

Domatet: të pasura me likopen, një antioksidant që ndihmon në luftimin e sëmundjeve.

Qepët: kanë veti anti-inflamatore dhe antibakteriale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco