Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

5 orë në ditë para televizorit, rrit me 44% shanset për demencë

5 orë në ditë para televizorit, rrit me 44% shanset për demencë

19:36, 07/09/2024
A+ Aa A-

A shikoni shumë televizor gjatë ditës? Kujdes nga rreziku i demencës!

Sipas një studimi të kryer në Mbretërinë e Bashkuar me 400 mijë njerëz, ata që shikojnë TV më shumë se 5 orë në ditë, ka mundësi të shtuar me 44%, të zhvillohet kjo sëmundje degjenerative.

Qëndrimi ulur para televizorit ka edhe efekte të tjera negative. Njerëzit që qëndrojnë gjatë para TV janë më të predispozuar për të pësuar goditje në tru, ose për të vuajtur nga Parkinsoni, shkruan Daily Mail.

Studiuesit kryen një hulumtim dhe analizuan të dhënat e 407 mijë personave të moshave 37 deri në 73 vjec, që i morën nga Biobanka në Britani.

40 mijë prej të tyre kishin bërë skaner të trurit. Asnjë prej tyre nuk ishte diagnostikuar me ndonjë çrregullimi në tru në fillimin të studimit.

Pjesëmarrësit u vëzhguan për 13 vjet dhe 5227 prej tyre u sëmurën nga demenca, 6822 patën sulm në tru dhe 2308 u diagnostikuan me Parkinson.

Po ashtu edhe personat që shikonin televizor të paktën tri orë gjatë ditës u shoqëruan me një rrezik 15 për qind më të lartë të zhvillimit të demencës, krahasuar me ata që shikonin një orë apo më pak se një orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco