Nëse dëshironi të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme provoni këto këshilla

Nëse dëshironi të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme provoni këto këshilla

13:39, 01/07/2024
A+ Aa A-

Të ushqehesh shëndetshëm nuk nënkupton të ushqyerit rigoroz, i cili kufizon ushqime të caktuara. Në vend të kësaj, ju duhet që të ndiheni mirë, të keni më shumë energji dhe të jeni të shëndetshëm.

Të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme nënkupton 5 vakte, 3 vakte kryesore dhe dy mesvakte. Kjo nënkupton që kurrë nuk do të jeni të uritur dhe që të hani gjithçka, por në sasi të arsyeshme.

Ushqimi i shëndetshëm fillon me edukimin se si dhe sa duhet të hani. Kjo nuk është dietë, kjo është mënyrë e të ushqyerit që mund të zvogëlojë rrezikun nga sëmundjet si sëmundja e zemrës, kancerit dhe diabetit dhe të parandalojë shfaqjen e depresionit. Të mësuarit për shprehitë e shëndetshme mund të nxisin energjinë, të përmirësojnë kujtesën dhe stabilizojë disponimin. Mund të zgjeroni larmishmërinë e ushqimit të shëndetshëm dhe të mësoni se si t’i planifikoni vaktet më herët.

Njerëzit shpesh mendojnë që të ngrënët në mënyrë të shëndetshme është pak e komplikuar dhe e vështirë për t’u ndjekur, por baza kryesore e ushqimit të shëndetshëm është përmbajtja. Pavarësisht asaj çka pohojnë disa dieta të caktuara, ne të gjithë kemi nevojë për një masë të karbohidrateve, proteinave, yndyrave, fibrave, vitaminave dhe mineraleve për të qëndruar të shëndetshëm.

Nëse dëshironi të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme dhe të humbni ndonjë kilogram mund t’i provoni këto këshilla:

Mos i kapërceni vaktet

Tri vakte dhe tri mesvakte së bashku në planin e ushqyerjes ju mundësojnë që të mos jeni të uritur dhe të keni energji të mjaftueshme gjatë ditës.

Mënyra e shëndetshme e përgatitjes se ushqimit

Zgjidhni ushqimet që janë të përgatitura në zgarë, të pjekura dhe të ziera në vend të ushqimit të fërguar dhe ushqimit të përgatitur me shumë vaj. Në vend se të shtoni gjëra më pak të shëndetshme siç janë gjalpi, margarina apo salca e pjekjes, ushqimet le të përgatiten në lëngun e tyre. Është e nevojshme që të hiqni lëkurën dhe yndyrat e tepërta nga mishi për të mos konsumuar kalori shtesë dhe yndyrë.

Shmangni sheqerin e tepërt

Pijet e ëmbla janë burim i madh i kalorive të zbrazëta për të cilat trupi ndoshta nuk ka nevojë, dhe nuk kanë vitamina, minerale, proteina, e as fibra. Si zëvendësim për sheqer duhet të përdorni sheqerin dietal, por edhe konsumimi i tij duhet të jetë me masë. Po ashtu shumë sheqer gjendet në gjërat e ëmbla siç janë ëmbëlsirat, biskotat, etj. Nuk duhet t’i largoni tërësisht nga ushqimi, vetëm duheni të kufizoni konsumimin e tyre apo në vend të embelsirave të hani fruta.

Mos mendoni për dietë

Nuk ka ushqime të mira apo të këqija. Të gjithë ushqimet mund të jenë ushqim i shëndetshëm, nëse hahen me masë. Nuk ka ushqime të ndaluara, hani gjithçka, por në sasi të arsyeshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco