Vetmia shkakton goditje në tru tek të moshuarit

Vetmia shkakton goditje në tru tek të moshuarit

10:08, 26/06/2024
A+ Aa A-

Vetmia është një çështje e përhapur që prek miliona njerëz në Evropë dhe sipas një studimi të ri vetmia  lidhet me një rrezik të shtuar të goditjes në tru tek të moshuarit. Studiuesit nga Harvardi ekzaminuan të dhënat e mbi 12,000 të moshuarve të moshës 50 vjeç e lart dhe gjurmuan nivelet e vetmisë dy herë më të larta se 4 vite më parë. 56 për qind rrezik më i lartë për goditje në tru

Pjesëmarrësit që u identifikuan si të vetmuar gjatë vlerësimit të parë kishin një shans 25% më të madh për të përjetuar një goditje në tru krahasuar me ata që nuk e kishin. Ata që raportuan ndjenja të vazhdueshme të vetmisë në të dy vlerësimet, kishin një rrezik 56% më të lartë për goditje në tru krahasuar me ata që nuk ndiheshin vazhdimisht të izoluar.

“Sidomos kur përjetohet në mënyrë kronike, studimi ynë sugjeron se vetmia mund të luajë një rol të rëndësishëm në incidencën e goditjes, e cila tashmë është një nga shkaqet kryesore të paaftësisë afatgjatë dhe vdekshmërisë në mbarë botën,” tha një nga studiuesit.

 Një sondazh i kryer në vitin 2022 zbuloi se mesatarisht, rreth 13% e të anketuarve raportuan se ndiheshin të vetmuar shumicën ose gjatë gjithë kohës.

Vetmia nuk është vetëm një faktor rreziku i mundshëm për goditjet në tru. Izolimi social shoqërohet me një rritje prej rreth 50% të rrezikut të Alzheimerit dhe një rritje prej 29% të rrezikut të sëmundjeve të zemrës, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Psikologjikisht, vetmia shoqërohej gjithashtu me përqindje më të larta të depresionit, ankthit dhe vetëvrasjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco