Marrja e ilaçeve për të përgatitur 'trupin e plazhit', mjekët britanikë paralajmërojnë: Po rrezikoni seriozisht shëndetin

Marrja e ilaçeve për të përgatitur 'trupin e plazhit', mjekët britanikë paralajmërojnë: Po rrezikoni seriozisht shëndetin

20:26, 25/06/2024
A+ Aa A-

Njerëzit po përballen me "pasoja të rrezikshme" duke përdorur ilaçe të fuqishme për humbjen e peshës për të përgatitur "trupin e plazhit", ka paralajmëruar një mjek i lartë i Shërbimi Shëndetësor Kombëtar britanik (NHS).

Profesor Stephen Powis, drejtori kombëtar mjekësor i NHS, tha se ishte i shqetësuar për medikamentet si Ozempic dhe Wegovy që përdoren nga njerëz që janë duan të humbin disa kilogramë. “Blerja e barnave të tilla në internet mund të çojë në efekte anësore. Jam i shqetësuar për raportet se njerëzit po i keqpërdorin. Këto medikamente nuk synohen si një zgjidhje e shpejtë për njerëzit që përpiqen të bëjnë ‘trupin e plazhit gati’", tha ai.

Mjekët po shohin një numër në rritje të pacientëve me komplikacione nga ilaçe të tilla që ata kanë blerë në internet, tha Dr Vicky Price, presidente e zgjedhur e Shoqatës për Mjekësinë Akute.

"Ne po shohim komplikime serioze, kërcënuese për jetën, duke përfshirë inflamacionin e gjëndrës së pankreasit dhe ndryshimet në nivelet e kripës në gjak tek këta pacientë që nuk ishin të vetëdijshëm për rrezikun që po merrnin. Ilaçet për humbje peshe mund të jenë të dobishme. Ne e dimë se këto barna të reja do të jenë një pjesë e fuqishme e arsenalit tonë që merret me obezitetin, por me to nuk duhet të abuzohet ", tha ajo.

"Blerja e ilaçeve në internet pa mbikëqyrjen e mjekut mund të çojë në komplikime dhe pasoja të rrezikshme", theksoi ajo./ SkyNews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco