A i bën sheqeri më hiperaktiv fëmijët?

A i bën sheqeri më hiperaktiv fëmijët?

11:03, 22/06/2024
A+ Aa A-

Fëmijët në festat e ditëlindjeve shpesh marrin energji të tepërt pasi shijojnë ëmbëlsira dhe torta, prandaj shumë njerëz pyesin veten: A është sheqeri fajtor për hiperaktivitetin e tyre?

“Besimi se sheqeri shkakton hiperaktivitet te fëmijët ekziston prej dekadash dhe ndikon në vendimet e prindërve për ushqimin e fëmijëve. Si nutricioniste dhe neuroshkencëtare, mund të konfirmoj se, megjithëse sasia e tepërt e sheqerit nuk është e dobishme për trurin, provat shkencore nuk tregojnë se sheqeri shkakton hiperaktivitet”, shkruan Amy Reichelt.“Studimet kanë treguar se fëmijët që konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara kanë vëllime më të vogla të trurit në zonat kritike si korteksi frontal në krahasim me fëmijët me dieta më të shëndetshme. Pavarësisht kësaj, miti se sheqeri shkakton hiperaktivitet është ende i popullarizuar, i cili daton në vitet ‘70 dhe ‘80” të shekullit të kaluar, shpjegon Reichelt nga Universiteti i Sidneit për uebsajtin “The Conversation”, transmeton Zimo, përcjell Telegrafi.Origjina e mitit për sheqerin dhe hiperaktivitetin

Miti lindi nga studimet e dietës Feingold, e cila u zhvillua nga alergologu pediatrik Benjamin Feingold për të trajtuar atë që tani njihet si çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD).“Kjo dietë eliminon ngjyrat artificiale, ëmbëltuesit, konservantët dhe salicilatet që gjenden në shumë ushqime të shëndetshme. “Feingold pohoi se shmangia e këtyre substancave përmirëson fokusin dhe sjelljen tek fëmijët hiperaktivë, megjithëse studimet e tij ishin metodologjikisht me të meta dhe nuk kishin grupe të përshtatshme kontrolli”, thekson eksperti australian./telegrafi/

“Kërkimet moderne shkencore kanë ekspozuar lidhjen midis sheqerit dhe hiperaktivitetit. Studimet rigoroze, duke përfshirë provat e kontrolluara me placebo, tregojnë vazhdimisht se sheqeri nuk ka asnjë efekt të rëndësishëm në sjelljen apo vëmendjen e fëmijëve”, thekson Reichelt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco