Pilula e re e 'Pfizer' arrin rezultate historike në trajtimin e kancerit të mushkërive

Pilula e re e 'Pfizer' arrin rezultate historike në trajtimin e kancerit të mushkërive

11:55, 21/06/2024
A+ Aa A-
Një pilulë e re prodhuar nga 'Pfizer' ka arritur rezultate të pa arritura më parë nga ndonjë ilaç tjetër në historinë e trajtimit të kancerit të mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC). Pilula ka regjistruar periudhën më të gjatë të mbijetesës pa pasur progres të sëmundjes dhe parandalimin më të mirë të metastazave të trurit. Rreth gjashtë pacientë nga dhjetë të kuruar me pilulën ditore lorlatinib në pesë vjet nuk kanë pasur përparimin të sëmundjes, krahasuar me 8% të pacientëve onkologjikë të kuruar me terapi standarde (crizotinib).

Kërkimi i paraqitur në konferencën e Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike në Çikago ka pohuar se është e pamundur të thuhet se për sa vjet ka zgjatur jetën pilula, sepse shumica e personave që kanë filluar terapinë janë ende gjallë dhe nuk paraqesin një përparim të sëmundjes.

Studimi është zhvilluar duke u testuar 296 persona. Ata kanë marrë ilaçin e ri (lorlatinib) ose terapinë standarde (crizotinib) duke u përzgjedhur në mënyrë të rastësishme. Mbijetesa pa progresion të sëmundjes në 5 vjet ishte 60% në grupin e ilaçit lorlatinib dhe 8% në grupin e madikamentit tjetër crizotinib. Shkencëtarët e kanë konsideruar si 'të paprecedentë' rezultatin e arritur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco