Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Gjermania përshëndet heqjen e kufizimit ndaj mallrave serbe!

Gjermania përshëndet heqjen e kufizimit ndaj mallrave serbe!

12:35, 08/10/2024
A+ Aa A-

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hequr kufizimin ndaj mallrave të Serbisë, në pikën kufitare të Merdares.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s. Ne do ta mbështesim Qeverinë e Kosovës, për të garantuar që plotësohen kërkesat e saj të sigurisë, dhe do të monitorojmë proceset në pikën kufitare”, shkroi ambasadori në platformën X.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi një ditë më parë se heqjen e masës edhe pse kërkoi ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Perëndimit në sigurimin e skanerëve në pikat kufitare, në mënyrë që në Kosovë të mos hyjë asgjë prej Serbisë që mund t’ia cenojë sigurinë. Kurti sqaroi se deri në sigurimin e skanerëve, në Merdare do të kryhen kontrolle të rrepta. përshkruar si “pasojë” dhe jo “qëllim” të Qeverisë.

Qeveria e Kosovës e vendosi  ndalesën ndaj importit të mallrave nga Serbia në korrik të vitit 2023 për arsye “sigurie”, pas arrestimit të tre policëve të Kosovës nga policia serbe. Megjithëse ata ishin liruar më vonë, vendimi për mallrat serbe kishte mbetur në fuqi. Ishte i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ai që insistoi në fillim të shtatorit se kjo ndalesë bllokon punën e CEFTA-s, dhe se, për shkak të saj, Kosova mund ta rrezikojë pjesëmarrjen në Procesin e Berlinit.

CEFTA synon rritjen e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, eliminimin e barrierave tregtare mes palëve dhe tërheqjen e investimeve. Pjesë e saj janë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, plus Moldavia, që prej vitit 2006.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco