Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Gazetari serb: Në Serbi jetojnë me iluzion të krijuar nga vet Vuçiqi, bëjmë sikur Kosova është e jona

Gazetari serb: Në Serbi jetojnë me iluzion të krijuar nga vet Vuçiqi, bëjmë sikur Kosova është e jona

09:42, 08/10/2024
A+ Aa A-

“Askush nuk i beson Vuçiqit, ai nuk ka aleat të sinqertë sado të përqafohet dhe fërkohet me liderët botërorë. Është thyer shumë kohë më parë, por ka mbetur pa u ndëshkuar, kështu që ai po komploton”, tha komentatori i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq.

Jakshiq, korrespodent dhe redaktor i vjetër në “Politica”, ka ndjekur nga afër të gjitha luftërat e Lindjes së Mesme të pesë dekadave të fundit. Ai nuk ka hezituar të thotë se çfarë mendon për skenën e brendshme politike në Serbi.

Në vitin 2007, ai kujton kohën kur ka shkruar një tekst që Serbia duhet të jetë vendi i parë që do ta njohë Kosovën

“…dhe nuk e di se si kam mbijetuar sepse zakonisht gjeli që godet misrin fillimisht përfundon në supë”, ka thënë ai.

Kurse sot, sipas Jakshiqit, jemi në një situatë groteske. Sipas tij, serbët jetojnë në një iluzion të krijuar nga vet Vuciqi.

“Ne bëjmë sikur Kosova është e jona, por e dimë që nuk është. As zyrtarët serbë dhe as patriarku nuk mund të shkojnë në Kosovë. Jemi të kënaqur me faktin se Prishtina është në hartat tona të parashikimit të motit. E kemi fjalën për siç i referohen këta “të ashtuquajturën Kosovë” që garon në sport, ndoshta në të ashtuquajturat Olimpiada dhe fiton të ashtuquajturat medalje. Jetojmë në një iluzion”, ka thënë gazetari serb.

Jakshiq thotë se edhe sulmi në Banjskë, në Serbi përdoret për politikë, siç përdoret edhe Kosova.

“Banjska nuk është arkivuar, pavarësisht se në autostradë shihet mbishkrimi “Rrofshin heronjtë nga Banjska”. Shumë vende kanë mite, por pak prej tyre bëjnë politikë – dhe ne e bëjmë atë nga miti i Kosovës”.

Sipas Jakshiq, Vuciq në shumë raste e ka dëshmuar se nuk është pro demokracisë.

“Kurti dëshmon se është më i aftë në shumë situata – kur flet me Perëndimin, flet për ndërtimin e demokracisë. Nuk ka asnjë lidhje me realitetin, por kënaq veshët perëndimor. Kur Vuçiq, qoftë në trafikun ndërkombëtar apo të brendshëm, foli për demokraci?”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco