Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur

09:49, 06/10/2024
A+ Aa A-

Në Bosnjë e Hercegovinë ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet për afër 40 persona të zhdukur, pas vërshimeve vdekjeprurëse.

Për shkak të shirave dhe rrëshqitjes së dheut të enjten dhe të premten, 3- 4 tetor, në Bosnje e Hercegovinë kanë vdekur të paktën 17 persona dhe janë lënduar shumë të tjerë.

Sakaq, Kroacia ka ofruar 10 milionë euro për ndihmë urgjente në rehabilitimin e pasojave të përmbytjeve në Bosnje dhe Hercegovinë.

 “Kjo ndihmë financiare do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës me qëllim të ndihmës së popullatës në zonat e prekura nga përmbytjet”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kroacisë,

 “Qeveria e Kroacisë, duke marrë parasysh shkallën e fatkeqësisë natyrore në Bosnje dhe Hercegovinë, vendosi të ndajë fonde në vlerë prej 10 milionë euro për të ofruar ndihmë urgjente në rehabilitimin e pasojave të përmbytjeve dhe për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës dhe të sigurojë nevojat bazë për viktimat dhe të evakuuarit.

Kjo ndihmë financiare do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës me qëllim të ndihmës së popullatës në zonat e prekura nga përmbytjet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco