Terroristë të lidhur me Iranin synonin të sulmonin Athinën, ishte planifikuar që të hidhej në erë një restorant hebre

Terroristë të lidhur me Iranin synonin të sulmonin Athinën, ishte planifikuar që të hidhej në erë një restorant hebre

09:28, 06/10/2024
A+ Aa A-

Agjencia e lajmeve Reuters ka zbuluar një dokument, sipas të cilit thuhet se një restorant hebre në qendër të Athinës u vu në shënjestër të terroristëve të lidhur me Iranin.

Incidenti është në mesin e më shumë se 33 tentativave për atentat ose rrëmbime të kryera në Perëndim që nga viti 2020.

Sipas Reuters objekt i sulmit ishte një burrë me origjinë pakistaneze, Sayyed Faqar Abbas, i cili rekrutoi një të njohur të vjetër që jetonte në Greqi dhe e udhëzoi atë të sulmonte vendin, pretendojnë hetuesit në dokumentet e dorëzuara në autoritetet gjyqësore.

Sipas dokumentit Abbas po punonte për një grup që do të paguante rreth 15,000 euro për vrasje.

Të dy burrat shkëmbyen mesazhe WhatsApp në janar 2023, në të cilat dyshohet se diskutuan nëse do të vazhdonin me një zjarrvënie apo sulm shpërthimi.

 ‘Bëni punën në një mënyrë që të mos lini vend për ankesa prej tyre’, shkruhej dokument.

Sipas dëshmive, Abbas duket se po përgatiste ndërlidhësin e tij, një bashkatdhetar pakistanez të quajtur Syed Irtaza Haider.

Në fund të vitit 2022, Abbas i bëri presion Haiderit të dërgonte imazhe të restorantit të Athinës.

Ndërtesa dykatëshe, në një rrugë anësore në një pjesë të frekuentuar të kryeqytetit, strehon qendrën hebraike, e cila ka një dhomë lutjesh dhe restorant.

Autoritetet greke arrestuan Haider dhe një burrë tjetër me origjinë pakistaneze në vitin 2023, duke folur për ‘përçarje të një rrjeti terrorist që drejtohej nga jashtë dhe synonte të shkaktonte viktima njerëzore’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco