Profesori nga Beogradi: Serbia informohet për jetën e serbëve të Kosovës sipas propagandës që e përgatit Vuçiqi

Profesori nga Beogradi: Serbia informohet për jetën e serbëve të Kosovës sipas propagandës që e përgatit Vuçiqi

09:00, 04/10/2024
A+ Aa A-

Profesori universitar në Beograd, Ivan Videnovic ka akuzuar presidentin serb Alkesandar Vuciq dhe vartësit e tij për fshehje të informacioneve për serbët e Kosovës.

Përveç kësaj, ai akuzon edhe mediat që kontrollohen nga vet presidenti për ndihmë në fshehjen e këtyre informacioneve.

Videnovic thotë se mungesa e një kanali në Serbi, siç është RTK 2 në gjuhën serbe bën që Vuciq t’i mashtrojë serbët atje rreth gjendjes reale të serbëve që jetojnë në Kosovë.

“A nuk ka vend në mijëra kanalet tuaja për RTK2, një program 24/7 në gjuhën serbe dhe #RTK1 në shqip? Vuçiq i lobotomizon qytetarët e Serbisë për terrorin e Kurtit ndaj serbëve në Kosovë? Në Serbi pajtohen që asgjë nuk duhet të dihet për serbët nga Kosova në Serbi, përveç informacioneve të kontrolluara të ofruara nga Vuçiq dhe guvernatori Petkoviq”, ka shkruar profesori në X.

Reagimi i këtij profesori vjen pasi disa herë presidenti serb i është drejtuar publikut në Serbi duke propaganduar për siç pretendon ai, gjendjen e rëndë të serbëve në Kosovë.

Pa dhënë asnjë fakt dhe duke përhapur informacione joreale, ai nuk ka javë që nuk ankohet për siç thotë ai ‘persekutimin’ e serbëve të Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco