Deklarata e Erdogan pas rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme:  Izraeli do t’i drejtohet Turqisë, pas Palestinës e Libanit

Deklarata e Erdogan pas rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme: Izraeli do t’i drejtohet Turqisë, pas Palestinës e Libanit

13:56, 02/10/2024
A+ Aa A-

Presidenti Turk, Rexhep Taip Ergogan deklaroi nga Parlamenti se pas Libanit dhe Rripit të Gazës, Izraeli synon të pushtojë Turqinë.

Në fjalën e tij kreu i shtetit turk, kritikoi komunitetin ndërkombëtar dhe botën islame duke thënë se askush nuk e ndalon Izraelin.

“Duke vepruar nën delirin e tokave të premtuara, pas Palestinës dhe Libanit Izraeli me fanatizëm të plotë fetar do t’i vërë syrin atdheut tonë. E them me bindje të plotë këtë gjë.

Pavarësisht nga Kostoja, Turqia do të vazhdojë të qëndrojë kundër Izraelit dhe i bën thirrje botës të bashkohet me këtë qëndrim të nderuar. Ne populli turk nuk do t’i lëmë kurrë vetëm popullin Libanez gjatë kësaj kohe të vështirë dhe do ti mbështesim ata me të gjitha mjetet tona”, tha ai sipas medias së huaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco