Vuçiq e vë BIA-n në aksion për t’i ndaluar protestat e fermerëve në Serbi

Vuçiq e vë BIA-n në aksion për t’i ndaluar protestat e fermerëve në Serbi

13:22, 01/10/2024
A+ Aa A-

Anëtarët e Agjencisë për Siguri dhe Informim kanë hyrë mëngjesin e sotëm në shtëpinë e fermerit Sllobodan Vidojeviq në Bresnicë afër Çaçakut për të parandaluar protestën e planifikuar për në orën 10:00. Në të njëjtën kohë për herë të parë ekipit të TV Nova iu ndaluan xhirimet. Sot në mëngjes edhe në Suboticë fermerët janë dërguar në ambientet e BIA-s për intervistim për shkak të protestave të paralajmëruara.

Siç ka thënë Vidojeviq për Nova.rs, bllokada e fermerëve ishte caktuar për një orë në Bresnicë për shkak të pakënaqësisë pasi shteti nuk e respektoi marrëveshjen me ta.

 “Qëllimi ynë ka qenë edhe të shohim se çfarë do të bëjmë me ribalancimin e ri të buxhetit. Siç e morëm vesh janë planifikuar 18 miliardë, por nuk e dimë se për çfarë janë mjetet, pra për cilën degë të bujqësisë”, ka thënë Vidojeviq.

Sot në mëngjes, rreth orës tetë, dy anëtarë të BIA-s shkuan në oborrin e tij ku ishin ulur, shton Vidojeviq.

“Ata nuk donin të largoheshin. Pastaj thirrën Beogradin dhe thanë se do të dërgonin një ekip për të më arrestuar. Kërkova një urdhër arresti”

Siç tregon ai, kur kolegët e tij e panë që ai nuk ishte aty në orën e caktuar në bllokadë, erdhën me traktorë.

“Në rrugicën tonë ishin 10 deri në 15 makina policie. Ata janë ende këtu. Si me automjete civile ashtu edhe ato zyrtare. Sot në mëngjes janë ndaluar edhe kolegë nga Subotica dhe janë ende në zyrat e BIA-s”, thotë Vidojeviq. Ai tregon se fermerët janë në një situatë të vështirë dhe nuk dinë çfarë të bëjnë dhe ku të shkojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco