Rrezikuan të mbyteshin, shpëtohen 50 emigrantë në Zakynthos

Rrezikuan të mbyteshin, shpëtohen 50 emigrantë në Zakynthos

08:07, 29/09/2024
A+ Aa A-

Një tjetër anije me emigrantë është shpëtuar nga mbytja në ujërat grekë. Mediat vendase shkruajnë se në bordin e anijes ndodheshin 50 emigrantë.

Ato u pikasën nga rojet bregdetare në në perëndim të Zakynthos.

Siç bën të ditur roja bregdetare në njoftimin e saj, pasagjerët u shpëtuan nga një varkë shpëtimi 40 milje detare në perëndim të ishullit, ndërsa pas shpëtimit të tyre u transferuan në portin e Patrës.

Ndërkohë, vetëm disa ditë mëparë autoritetet greke shpëtuan 16 emigrantë, ndërsa këtë të shtunë u vunë në pranga 4 trafikanë të qenieve njerëzore./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco