Lajçak pas takimit me Vuçiqin në New York: Diskutuam për zbatimin e Aneksit të Ohrit

Lajçak pas takimit me Vuçiqin në New York: Diskutuam për zbatimin e Aneksit të Ohrit

07:10, 26/09/2024
A+ Aa A-

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Në një postim në platformën sociale X, Lajçak ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut.

Ai theksoi rëndësinë e ri-angazhimit dhe zbatimit të Marrëveshjes Bazë, përfshirë Aneksin e Ohrit.

“Sot në mëngjes u takova me presidentin Vuçiq në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Diskutuam në detaje për ngjarjet e fundit në dialog dhe nevojën për ri-angazhim, si dhe zbatimin e Ohrit në kontekstin e Planit të Rritjes për rajonin,” ka shkruar Lajçak në platformën X.

Ky takim vjen në një kohë kur dialogu ndërmjet dy vendeve ka hyrë në një fazë kritike, me rëndësi të veçantë për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco