Vuçiq dhe presidenti i Iranit diskutojnë për bashkëpunimin, rrethanat gjeopolitike globale dhe Kosovën

Vuçiq dhe presidenti i Iranit diskutojnë për bashkëpunimin, rrethanat gjeopolitike globale dhe Kosovën

12:11, 25/09/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur në Nju Jork me homologun iranian Masoud Pezeshkian, ku diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe situatat gjeopolitike globale.

“E theksova rëndësinë e institucionit të Kombeve të Bashkuara në përpjekjet për intensifikimin e dialogut dhe aktiviteteve diplomatike për të qetësuar shpejt të gjitha konfliktet, pasojat e të cilave tashmë janë të thella dhe të gjera”, shkroi në Instagram presidenti i Serbisë pas takimit në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Shkëmbyem mendime për vendin dhe rolin e vendeve tona në arenën politike ndërkombëtare, si dhe nevojën për të përdorur ndikimin tonë në mënyrën më të mirë për qëllime të zhvillimit, progresit, paqes, stabilitetit dhe lidhjes ekonomike”, shtoi Vuçiq.

 

Presidenti serb tha se temë e veçantë e bisedës ishte situata në Kosovë, si dhe se falënderoi Iranin për “qëndrimin konsistent dhe të palëkundur në lidhje me integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco