Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Si po ndikojnë vendimet e qeverisë Rama në popullatë

Vodhi 17 makina brenda 5 ditëve, arrestohet një person në Greqi

Vodhi 17 makina brenda 5 ditëve, arrestohet një person në Greqi

16:20, 20/09/2024
A+ Aa A-

Një i arratisur nga burgu është kapur nga policia greke ditën e sotme.

Shtetasi grek dyshohet se ka vjedhur 17 makina.

Siç shkruajnë mediat greke, i arrestuari nga data 14 shtator deri më 19 shtator, ai ka vjedhur 17 makina, mes tyre një taksi, në tre parkingje të ndryshme në qendër të Athinës.

Arrestimi u bë nga efektivët e Policisë së Veprimit të Menjëhershëm, në bashkëpunim me departamentin e sigurimit të Exarchia, në zonën e Zografou. Të gjitha makinat e vjedhura janë gjetur dhe do t’u kthehen pronarëve në orët në vijim.

Ai ishte arratisur nga burgu rural i Tiryns që nga korriku i kaluar.

Shtatasi grek u arrestua sërish për vjedhje makinash dhe u dënua me 10 vite burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco