Lajçaku thotë se në dy javët e fundit fokusin kryesor e kishte te dialogu Kosovë – Serbi

Lajçaku thotë se në dy javët e fundit fokusin kryesor e kishte te dialogu Kosovë – Serbi

10:07, 20/09/2024
A+ Aa A-

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se dy javët e fundit ishin një “vorbull e përpjekjeve diplomatike të fokusuara në avancimin e normalizimit të marëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”. 

Lajçak në një postim në Facebook ka folur edhe për takimin e të martës në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.  Të martën s'pati takim trepalësh, ndërsa palët e akuzuan njëra-tjetrën për këtë. 

“Ndonëse nuk arritëm të pajtoheshim për agjendën e një takimi trepalësh, ne kemi diskutuar për çështje politike dhe teknike dhe kemi përshkuar hapa të rëndësishëm vijues për të udhëhequr diskutimin tonë të ardhshëm. Ndërsa dialogu ishte fokusi im primar në dy javët e fundit, unë mora pjesë edhe në disa aktivitete tjera. Nga Beogradi, vazhdova në Paris për t’u takuar me kolegët nga Ministria e Jashtme e Francës dhe me mikun tim të mirë Emmanuel Bonne, këshilltar i presidentit Emmanuel Macron. Ne u fokusuam në zhvillimet më të fundit në dialog për normalizim të marrëdhënieve, duke u siguruar që se jemi në një linjë në rrugën përpara”, shkroi Lajçak. 

Lajçak tha se do të niset për në New York për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco