Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Lamtumirë Gerti Bogdani!

SHBA-të kanë harxhuar gjysmëmiliardë dollarë për reformat në Maqedoninë e Veriut

SHBA-të kanë harxhuar gjysmëmiliardë dollarë për reformat në Maqedoninë e Veriut

07:54, 19/09/2024
A+ Aa A-

Angazhimet për reforma në Maqedoninë e Veriut, tatimpaguesve amerikanë u kanë kushtuar rreth gjysmë miliard dollarë.

Prandaj, ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, gjatë prezantimit të rekomandimeve dhe planit aksionar për përmirësimin e gjendjes në gjyqësor, u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira që të punojnë së bashku për të krijuar një reformë të vërtetë gjyqësore.

Ajo shtoi se të vepruarit nuk ka çmim, sidomos kur veprimet bazohen te kurajoja dhe integriteti. Ageler tha se duhet rindërtuar besimi në gjyqësor si dhe transparenca në procedura ligjore.

“Thuhet se “të flasësh është pa para”, dhe zakonisht kjo është e vërtetë. Por tri dekada të angazhimit dhe asistencës amerikane të të folurit për reformat në sundimin e ligjit, për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe për një bashkëpunim më të madh mes gjyqësorit, shoqërisë civile dhe qytetarëve dhe zyrtarëve në këtë vend? Kjo nuk ka qenë pa para.

Na ka kushtuar afërsisht gjysmë miliard dollarë të taksapaguesve. …Pra, le ta riemërtojmë ndryshe marrëveshjen e sotme “Thirrje për veprim”. Le të angazhohemi për ta bërë këtë plan më shumë se një dokument për t’u nënshkruar dhe arkivuar. Gjyqtarët, prokurorët, ministrat, anëtarët e parlamentit dhe drejtuesit e shoqërisë civile, madje edhe diplomatët duhet t’i kenë parasysh rekomandimet e tij dhe më pas të punojnë së bashku për të krijuar një reformë të vërtetë gjyqësore,” , deklaroi ambasadorja Angela Ageler.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco