Lajmi i fundit

LIVE/ Homazhet në nder të ish-deputetit Gert Bogdani

Hodhën në det 30 emigrantë të paligjshëm për t’i shpëtuar policisë, në pranga dy drejtuesit e mjetit lundrues!

Hodhën në det 30 emigrantë të paligjshëm për t’i shpëtuar policisë, në pranga dy drejtuesit e mjetit lundrues!

22:29, 17/09/2024
A+ Aa A-

Paraditen e së martës Autoriteti Portual i Samos, Greqi, u njoftua për praninë e një skafi me të huaj në bord, i cili po lëvizte drejt bregut veriperëndimor të ishullit. Një varkë patrulluese e Rojës Bregdetare ka shkuar me shpejtësi në zonë dhe ka lokalizuar skafin, duke tentuar ta imobilizojë me sinjale zanore dhe vizuale.

Megjithatë, drejtuesi i skafit nuk ka ndaluar dhe ka tentuar të arratiset, duke kryer manovra të rrezikshme që kanë rrezikuar ekuipazhin e Rojës Bregdetare. Pas të shtëna paralajmëruese, mjeti lundrues u ndalua dhe dy persona u arrestuan.

Në të njëjtën kohë, Drejtoria e Policisë së Samosit ka lokalizuar në tokë 27 emigrantë të paligjshëm të cilët dy trafikantët i kishin hedhur në det para ndjekjes dhe kishin arritur të dilnin në breg.

Të shpëtuarit deklaruan se në det ndodheshin persona të tjerë, të cilët mobilizuan menjëherë forcat e Rojës Bregdetare, Ushtrinë dhe Skuadrën e Shpëtimit grek. Pas kërkimeve të shumta, tre persona të tjerë u shpëtuan, ndërsa trupi i një burri u gjet i pajetë.

Në total u shpëtuan 30 emigrantë, 15 burra, 7 gra dhe 8 të mitur, të cilët u dërguan në portin e Karlovasos, ndërsa trupi u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm Samos për autopsi. Dy të arrestuarit, shtetas turq, akuzohen për transport të paligjshëm personash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco