Stano: Mirëpresim thirrjet e Vuçiç për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës

Stano: Mirëpresim thirrjet e Vuçiç për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës

09:49, 17/09/2024
A+ Aa A-

Në një reagim për Euroneës Albania lidhur me deklaratat e presidentit Vuçiç për Kosovën, zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano shprehet se Brukseli ka mirëpritur thirrjen e presidentit serb për kthimin e serbëve në veri te Kosovës.

 “Ne mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti Vuçiç për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE. Ne e vlerësojmë pozitivisht thirrjen për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet në Kosovë dhe riintegrimin e serbëve të Kosovës në të gjitha institucionet e Kosovës që nga koha kur ata  u larguan në vitin 2022. BE-ja vazhdimisht i ka bërë thirrje Beogradit që të inkurajojë dhe Prishtinës që të mundësojë riintegrimin e serbëve të Kosovës. Marrëveshjet e Dialogut parashtrojnë hapat dhe procedurat që kjo të ndodhë, veçanërisht në përputhje dhe respektimin e plotë të kornizës ligjore të Kosovës: në këtë kontekst, zbatimi i C/ASMM është shumë i rëndësishëm”, thuhet në reagimin për Euroneës Albania.

 

Stano thekson se moskoordinimi i palëve vë në rrezik qytetarët e të dyja vendeve. Ai bën thirrje që palët ti kthehen dialogut.

“Retorika nxitëse, si dhe veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara janë në kundërshtim me Dialogun. Ata vënë në rrezik normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sigurinë e qytetarëve të saj.

BE-ja përsërit thirrjen e saj për de-përshkallëzimin, si dhe zbatimin e plotë dhe të menjëhershëm të të gjitha marrëveshjeve të dialogut nga të dyja palët. Rruga përpara për të dyja palët është të riafirmojnë angazhimin e tyre konstruktiv në procesin e normalizimit. Mundësia e parë për këtë ri-angazhim është takimi i kryenegociatorëve në Bruksel më 17 shtator”, e mbyll reagimin e tij zëdhënësi i Bashkimit Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco