Fjalimi i Vuçiç, kongresmeni amerikan: Kosova është e pavarur, do jetë në përjetësi

Fjalimi i Vuçiç, kongresmeni amerikan: Kosova është e pavarur, do jetë në përjetësi

11:48, 14/09/2024
A+ Aa A-

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar në lidhje me fjalim e presidentit serb Aleksandër Vuçiç të premten, i cili kërkoi rikthimin e gjendjes së mëparshme në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja, rikthimin e serbëve në polici dhe largimin e forcave speciale të Kosovës.

Përmes një postim në rrjetin social “X”, Torres tha se kërkesa e Serbisë që Kosova të kthehet në “status quo ante”, (gjendjen e mëparshme), nuk do të realizohet asnjëherë dhe se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Ai nënvizon se Vuçiç është në anën e gabuar të historisë dhe se në Kosovë nuk do të ketë cënim të sovranitetit pasi SHBA nuk do ta lejojë.

“Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në “status quo ante”. Nuk do të ketë një rikthim të tillë. Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet e tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksandër Vuçiç është në anën e gabuar të historisë”, shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco