Turqi, 10 persona arrestohen për vrasjen e një vajze 8-vjeçe

Turqi, 10 persona arrestohen për vrasjen e një vajze 8-vjeçe

07:05, 14/09/2024
A+ Aa A-

Dhjetë persona janë arrestuar në Turqi si pjesë e një hetimi për vrasjen e një vajze tetë vjeçe në provincën juglindore të Dijarbakirit, e cila ka shkaktuar një protestë publike. Mes tyre janë tetë të afërmit e saj më të afërt, sipas kanalit televiziv TRT Haber.

Trupi i Narin Guranit, e zhdukur më 21 gusht, u gjet më 8 shtator në një çantë buzë një lumi pranë fshatit ku ajo jetonte me prindërit e saj. Nga ekspertiza mjeko-ligjore në trupin e vajzës janë konstatuar shenja mbytjeje. Dyshimi për vrasjen fillimisht ra mbi dajën e saj, i cili është kryeplaku i fshatit.

Në kuadër të hetimeve janë ndaluar gjithsej 22 persona.

Me vendim gjykate janë arrestuar 10 persona, mes tyre nëna dhe vëllai i madh i Narinit. Zyra e Prokurorit të Provincës së Dijarbakirit po kryen një hetim gjithëpërfshirës. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha më parë se autorët e krimit duhet të ndëshkohen me dënimin më të ashpër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco