Shmanget tragjedia/ Dy aeroplanë për pak sa nuk u përplasen mbi Aeroportin e Shkupit

Shmanget tragjedia/ Dy aeroplanë për pak sa nuk u përplasen mbi Aeroportin e Shkupit

14:33, 13/09/2024
A+ Aa A-

Autoriteti i aviacionit i Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se ka nisur hetimet sipas pretendimeve se dy aeroplanë pasagjerësh për pak u përplasën mbi Shkup më 7 shtator.

Sipas faqes për gjurmimin e fluturimeve “Flightradar24”, aeroplani i  “Turkish Airlines” dhe aeroplani turko-gjerman “Sunexpress” pothuajse u përplasën në qiell mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit më 7 shtator në orën 18:32.

Aeroplani i “Turkish Airlines” po shkonte nga Madridi në Stamboll ndërsa aeroplani “Sunexpress” po shkonte nga aeroporti bregdetar turk Dalaman në aeroportin Gatwick në Londër.

Sipas “Flightradar24”, siç raporton sdk.mk, 30 sekonda para se të dy aeroplanët të kalonin njëri-tjetrin, po fluturonin në lartësi të njëjtë prej 11 mijë metrash.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco