Plagosi me thikë 35-vjeçarin në Kretë, dorëzohet në polici shqiptari

Plagosi me thikë 35-vjeçarin në Kretë, dorëzohet në polici shqiptari

16:05, 11/09/2024
A+ Aa A-

Në prangat e policisë greke ka rënë i riu shqiptar, i cili dyshohet se është autori i goditjes brutale me thikë të një 35-vjeçari, po me origjinë shqiptare. Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar në rrugën “Minoos” në zonën e Therisos në Irakleo.

Ndaj të riut ishte lëshuar një urdhër-arresti për tentativë vrasje dhe sipas informacioneve, ai është paraqitur mëngjesin e së mërkurës në policinë e Irakleos i shoqëruar nga një avokat dhe është dorëzuar.

Për arsye ende të paqarta, i riu ka sulmuar 35-vjeçarin duke e goditur me thikë. 35-vjeçari, i cili sipas informacioneve ka një të kaluar të pasur kriminale, ndodhet ende i shtruar në spital, ndërsa i riu i dorëzuar pritet të vihet para drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco