Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë, mediat sjellin detajet e para

Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë, mediat sjellin detajet e para

09:37, 10/09/2024
A+ Aa A-

Një tërmet me magnitudë 3.5 gradë të Rihterit ka goditur Zenicën, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sipas EMSC, tërmeti në orën 8 e 33 minuta është regjistruar në një thellësi prej shtatë kilometrash, ndërsa epiqendra e tërmetit ka qenë 15 kilometra nga Zenica.

Aktualisht nuk ka informacione për dëme të mundshme materiale që mund të ketë shkaktuar ky tërmet.

Zenicasit kanë deklaruar se kanë ndjerë një tërmet të fortë që ka zgjatur për disa sekonda. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco