Mocion mosbesimi ndaj kreut të SYRIZA-s, priten zgjedhje të reja për lidershipin e partisë opozitare greke

Mocion mosbesimi ndaj kreut të SYRIZA-s, priten zgjedhje të reja për lidershipin e partisë opozitare greke

11:36, 09/09/2024
A+ Aa A-

Në një krizë që vazhdon prej disa muajsh dhe që mund të sjellë shpërbërjen e saj, po shkon partia më e madhe opozitare greke Aleanca e të Majtës Radikale (SYRIZA).

11 muaj pas fitores së tij dhe zgjedhjes në krye të kësaj force politike të Stefanos Kasselakis, divergjencat e brendshme kanë çuar në zhvillime të vrullshme dhe Komiteti Qendror i saj me 163 vota pro dhe 123 kundër ka votuar pro mocionit të mosbesimit ndaj tij.

Ky mocion i hap rrugën zgjedhjeve të reja për lidershipin në një situatë aspak të favorshme për këdo që do të kandidojë, pasi fjala unitet, duket se ka humbur kuptimin tek shumë prej anëtarëve të saj .

Mocioni i mosbesimit erdhi si pasojë e kritikës së shumë zyrtarëve të lartë të Syriza-s se kreu i ri i saj, homogjeni greko-amerikan Stefanos Kasselakis, ka treguar muajt e fundit sjellje autoritare dhe nuk është plotësisht i lidhur ideologjikisht me partinë.

Kasselakis që ishte parë prej shumë anëtarëve të të Majtëve Radikalë si një i ri karizmatik që mund ta nxirrte partinë nga grindjet dhe mosmarrëveshjet pas humbjes së dy betejave zgjedhore vitin e kaluar dhe dorëheqjes së liderit historik Aleksis Tsipras, përballoi një përçarje të madhe me ikjen e një grupi prej 11 deputetësh që krijuan partinë e Majta e Re.

Por përsëri pakënaqësia ndaj tij vazhdoi deri në ditët e fundit dhe kritikat u shtuan madje edhe në gjatë festimeve katërditore të dasmës së tij, në fund të gushtit me partnerin e tij Tyler Macbeth.

Për shumë anëtarë të Syriza-s e kaluara dhe stili i Kasselakis nuk i shkonte një partie të Majtë. Pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian , kur u pa se megjithëse konservatorët humbën një përqindje të madhe votuesish dhe grekët përsëri nuk u bindën që të jepnin më shumë vota për të Majtën Radikale, kritikat u shtuan dhe në parti i krijuan disa kampe.

Tashmë pritet që Komiteti Qendror të përcaktojë procedurat për zgjedhjen e liderit të ri, ndërsa deri tani kanë paraqitur kandidaturën për kren e Syriza-s dy anëtarë.

Kriza e vazhdueshme që po trondit partinë më të madhe opozitare të Greqisë , vjen në një moment kur edhe socialistët grekë të PASOK-ut, forca e tretë politike në vend, zgjedhin pas disa javësh liderin e ri të tyre.

Situata tek partitë e spektrit të Majtë apo të qendrës ka sjellë zhgënjim dhe pakënaqësi tek shumica e grekëve pasi mungon krejtësisht opozita. Nga ana tjetër konservatorët vërtet kanë humbur besimin e votuesve të tyre, por duket se ‘luajnë’ tashmë prej më shumë se 5 vitesh, në një fushë pa ndonjë kundërshtar të fortë politik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco